Yorkshire (York)... Gentlemen i kanarinave
Origjina e YORK-ut eshte nga me te sigurtat qe ne njohim, jo vetem se eshte nje race relativisht e re, por nga dokomentat dhe puna e disa rriteseve angleze.
Rreth vitit 1870, (shkrimtaret e kohes deshmojne), perdorjen e gjigandin te vjeter LANCASHIRE dhe BOSSU-t e pare, te sapo sbarkuar ne Angli nga kontinenti europian. Edhe pse ne fakt 50 vjet perpara ne Bredford alevohej (rritej) nje kanarine e gjate, e holle me nje pozicion te drejte.


Sigurisht individet e pare ishin thellesisht te ndryshem nga njeri tjetri, ndaheshin ndermjet LANCASHIRE dhe BOSSU. Disa vite me vone u realizua nje kanarine, qe pastaj u be me è kerkuar e rracave Angleze, megjithese akoma larg standartit te sotem, kryesisht me nje trup te holle dhe koke te vogel.
Ne vitin 1940 u fut ne cep ( rrace) NORWICH, dhe pikerisht ishte kjo etapa me e rendesishme ne historine e kesaj rrace, me qafen e thashe dhe koken e rrumbullaket, pas nderhyrjeve te gjata ne seleksionimin e individeve NORWICHI dha YOR-ut mrekulline.



Evolucioni YORKSHIRE
Kombinacioni i elegances me potence ben ate qe quhet gentleman (zoterine) e padiskutueshem te kanarinave.
Standarti u zyrtarizuar ne 1962 nga shoqata e alevatoreve Angleze, te cilet e quajten "KOLOSI I KANARINAVE"
KUJDESI DHE RIPRODHIMI.
Dieta nuk eshte shume e ndryshne nga kanarinat e tjera, mjafton nje perzierje e mire farerash. molla ne fetta, dhe zarzavatet nuk duhet te mungojne.
Jane kanarina me trup madh, qe do te thote, domesdoshmeri ne proteina gjate rritjes, pastoncino duhet te jete e pasur me proteina.
Multivitamin ne uje te pakten nje here ne muaj, duke pasur kujdes nderrimin ditor.
Varieteti i nje ushqimi te ekuilibruar, ndihmon ne ruajtjen e shendetit te tyre .
Edhe pse vijne nga britania e madhe, dhe nuk kane probleme me te ftohtin, nuk jane individe qe pershtaten ne voliera te jashteme, keshillohen kafaze dhe voliera te brendeshme.
Ne dimer keshillohen dhoma te mbyllura pa ngrohje, temperatura nuk duhet te zbrese nen 12 grade .
Meshkujt dhe femrat mund te dimerojne bashke, por kujdes nga shkurti duhen ndare meshkujt vetem ne kafaze, per te evituar perplasjet mes tyre, qe shpeh here jane shume te forta. Keshillohen ciftet fikse. Ideal eshte ciftimi INTENSO X BRINATO, edhe pse eshte teper veshtire te gjesh intenso te vertete, atehere kerkohet gjendja e ekuilibrit me individet qe ke ne dispozicion.
Periudha e ardhjes e estro (seks) eshte e ngadalte, koha e te ushqyerit eshte me è gjate se è kanarinave normale, shkon deri ne 40 dite.
Keshillohen balie qe duhet te jene me te vertete te palodhura.
Zogjte e rinj duhen mesuar me kafazet e ekspozimit, keshtu qe futja frekuente e tyre ne ato eshte e domosdoshme.
Nuk keshillohen per rrites pa eksperience, veshtiresite jane me te medha se ne rracat e tjera.
STANDARTI COM
Unaza e tipi T, pranohet ngjyrosja artificiale.
PRERJA (madhesia)
Gjatesia minimale 17.5 cm, me proporcionet simetrike.
POZICIONI
Qendrimi i drejte i fituar ne kohe .
Individi nuk duhet ta mbaje qendrimin ne menyre statike, vleresohen levizjet mbi pushuesit ( shkopijte), linja sy-ngjitja e bishtit duhet te formojne nje kend perpara perpendikolares rreth 30 grade ose edhe me pak. Nje YORK nuk mund te mbaje nje pozicion te mire, Po te kete kembe te shkurtera. Kembet duhet te jene te gjata mjaftueshem, te mire bilancuara e proporcionale me trupin.
PUPLAT
Te ngjitura mire pas trupit, te shkurtera, kompakte, i drejte dhe jo i leshuar.
Krahe te gjate, deri ne rrenjen e bishtit, te ngjitura pas trupit, ne linje qe afrohen mes tyre, jo te kryqezuara o te rena. Shperndarja uniforme e intensitetit te ngjyres natyrale. Bishti kompakt, i mbyllur njesoj nga rrenja ne maje.
KOKA
Koka-qafa-shpatullat-gjoksi;
KOKA duhet te jete e rrumbullaket, lisha, e plote, me profilin neto, pas koka e gjere dhe e dhene pas, ne nje linje me harkun e shpatullave .
Syu i madh, i rrumbulllaket, i lire, i zbuluar nga puplat, sa me afer qendres se kokes. Gjoksi i gjere, i thelle qe korispondon me gjeresine e pikes se ngjitjes se shpatullave. Gjoksi ngjitet i plote deri ne bazen e sqepit qe duhet te jete i shkurter dhe konik.
TRUPI
I rrumbullaket qe hollohet gradualisht nga te gjitha anet ne drejtim te bishtit si nje kon i kthyer mbrapsht. Eshte difekt i rende forma cilindrile . Shume elegance shfaq ai individ qe bashkon ne nje linje te drejte piken me te larte te shpatullave me majen e kraheve, formon nje kend jo te madh, por evident me bishtin, qe rezulton lehtesisht i ngritur.
KONDITAT
Shendeti dhe pastertia perfekte, i gjalle dhe me temperament pa e ekzagjeruar. Te ngjyrosurit ne menyre artificiale duhet prezantojne nje shperndarje uniforme te pigmentit, pa variacione te intensitetit.

