Rregullore e Festivalit te Zogjve 2018

KOMITETI DREJTUES I EDICIONIT TE TRETE "FESTIVALI ZOGJVE", TIRANE
Në datën 18.08.2018, ora 11:00, u mblodh në Durrës, rruga Taulantia, KOMITETI DREJTUES I EDICIONIT TE TRETE "FESTIVALI ZOGJVE", TIRANE.
KOMITETI DREJTUES pas diskutimesh miratoi:
RREGULLORE E FESTIVALIT 3
Federata e Ornitologëve Shqiptarë (FOSH) per organizimin e edicionit te tretë ne "FESTIVALIN E ZOGJVE", në datat 8 dhe 9 Dhjetor 2018 shpall:
Rregulla te pergjitheshme
- Pjesëmarrës në Festivalin e Zogjve janë vetëm zogj të unazuar per vitin 2018 sipas standartit COM, me unaza të mbyllura nga Shqiperia dhe gjithë vendet e tjera pjesëmarrëse.
- Salla do të jetë e organizuar në 3 pavione: "A" (zogjve të ngjyrës, formës dhe pozicionit), "B" (zogjve të këngës), "C" (tregëtimit).
- Zogjtë që do të ekspozohen ne pavionin "A" dhe "B" nuk do të mund të dalin nga kafazi ku janë pranuar dhe regjistruar nga sekretaria deri në përfundimin e plote të Festivalit.
- Çdo zog që do të marrë pjesë në Festival, pavaresisht pavionit ku do të ekspozohet do të kontribuojë për shpenzimet e këtij organizimi. Çdo zog do të ekspozohet vetëm pasi të ketë kryer proceduren e regjistrimit. Pagesa e tarifes së regjistrimit është pjesë e procedurës së regjistrimit.
- Formulari për regjistrim, pagesa dhe procedurat publikohen. Regjistrimi përmban të dhënat e mbareshtuesit, emrin e Federates dhe Shoqates ku aderon, adresën e tij, KPM (Kodin Personal te Mbareshtuesit), Nr e unazes dhe racen për cdo zog. Shkarko Formularin për regjistrim
- Numuri i zogjve për ekspozim ne pavionin "A" dhe "B" nga një mbarështues është i pakufizuar. Ndërsa numruri i zogjve për tregëtim në pavionin "C" është i kushtëzuar nga pjesmarja në pavionet për ekspozim në raportin 1 me 3. Dmth, vetëm një mbareshtues i regjistruar në pavionin "A" ose "B" ka të drejtë të regjistrohet si pjesmarrës në pavionin "C" duke regjistruar jo më shumë se trefishin e zogjve të regjistruar prej tij ne pavionin "A" ose "B".
- Regjistrimi i pjesmarresve ne pavionin "A" dhe "B" perfundon ne daten 01 Nentor 2018, ora 12:00. Regjistrimi i pjesmarresve ne pavionin "C" perfundon ne daten 09 Dhjetor 2018, ora 12:00.
- Tarifa per regjistrimin e antareve te FOSH eshte e njejte ne te tre pavionet "A", "B", ose "C", 100 lekë/zog. Per mbareshtuesit e tjere që nuk aderojnë në FOSH, përvec tarifes për regjistrim në pavionin "C" (e cila do te jete 3 fish), tarifat per regjistrim ne pavionin "A" dhe "B" do te jene te njejta me antaret e FOSH. Pagesa per te huajt do të jetë 1 euro/zog ose tre fishi i saj, ne rastin e regjistrimit ne pavionin "C".
- Çdo shoqeri tregetimi do te regjistrohet me ane te Formularit per Regjistrim ne pavionin "C". Rregullat per pjesmarje ne pavionet e tjera janë po ato të spjeguara në pikat 1, 3, 4, 5, 6 dhe 7. Tarifa e regjistrimit si pjesmarrës për një siperfaqe modul ekspozimi 12m² për një Shoqeri tregetimi është 5.000 leke, ose shumëfish i saj ne rast përsëritje të modulit. Regjistrimi i shoqerive tregetare dhe percaktimi i siperfaqes dhe pozicionit perfundon ne daten 01 Nentor 2018, ora 12:00. Shkarko Formularin per Regjistrim