Regjistrimet

INFORMACION PER REGJISTRIMIN NE FOSH

Antarësimi në FOSH është i lirë për cdo individ dhe kryhet nëpërmjet regjistrimit pas njohjes së plotë të të drejtave dhe detyrimeve që ka cdo antar, të cilat janë të shprehura në Statutin e FOSH (kliko ketu per tu njohur). Antarësimi aprovohet pas pagesës së kuotizacionit vjetor, e cila është 3.600 Lekë. Karta e antarësisë, e cila lëshohet vetëm vitin e parë, ose zëvendesohet kur humbet, kushton 400 Lekë.

REGJISTRIMI

Kryhet nëpërmjet plotësimit me të dhënat personale të Formularit (kliko këtu për te shkarkuar). Regjistrimi konsiderohet i aprovuar, vetëm pas kryerjes së pageses së kuotizacionit dhe dergimit ne sekretari te kopjos te vertetimit Bankar qe tregon kete pagese. Formulari dhe dokumenti bankar qe verteton pagesen e kryer dergohen ne sekretarine e FOSH ne njeren nga format: Dorazi, poste, poste elektronike (email, foto, mesazh etje). Të gjitha pagesat kryhen tek:

UNION BANK
BIC/Swift code: UNALALTR
IBAN AL36214111060111524667020115

PAJISJA ME UNAZA

Vetëm antarët e FOSH kanë të drejta për tu pajisur me unazat personale. Antarësimi është i pavarur nga porosia e unazave. Zakonisht antarët e FOSH, sebashku me kuotizacionin plotesojnë dhe kërkesën për unazat dhe paguajne njëkohësisht duke shtuar kostot e unazave. Për këtë arsye Formulari është i ndërtuar me dy rubrika të vecanta, atë të antarësimit dhe porosisë së unazave, dhe shoqerohet me pagesat e detyrueshme dhe ato të zgjedhura nga secili. Një unaze kushton 50 lekë. Porosia për çdo tip unaze duhet të jetë gjithmonë shumfish i "10"-s (dmth 10; 20; 30....80). Unazat janë vjetore, dhe të standartit të C.O.M.

Ju mundet te porosisni prane FOSH unazat ne tre periudha:

  • E para: Porosite fillojne më 1 Qershor dhe mbarojne më 30 Gusht. Unazat shperndahen nga FOSH deri ne 30 Shtator.
  • E dyta: Porosite fillojne më 1 Tetor dhe mbarojne më 30 Nëntor. Unazat shperndahen nga FOSH deri ne 31 Janar.
  • E treta: Porosite fillojne më 1 Shkurt dhe mbarojne më 1 Mars. Unazat shperndahen nga FOSH deri ne 15 Prill.

Jashte ketyre afateve pranohet cdo porosi tjeter me kushtin qe shpenzimet postare dhe doganore te perballohen nga porositesi.

KOMUNIKIMI

Formulari i firmosur dhe dokumenti bankar që vërteton pagesën e kryer dërgohen në sekretarinë e FOSH në njërën nga format: Dorazi, postë, postë elektronike (email, foto, mesazh, whatsapp, etj). FOSH, shpërndan tek antarët unazat, kartat e antarësise, lajmërimet dhe informacionet në varësi dhe të përzgjedhjes të deklaruar në formular, në njerën nga format Dorazi, postë, postë elektronike (email, foto, mesazh, whatsapp, etj).