2015
Përfundoi shpërndarja e unazave dhe kartave të antarësisë së Shoqatës "MK" për vitin 2015.
Aplikimet për antarësime të reja vazhdojnë. Aplikimi për unazat e vitit 2016 fillojnë në datën 1 Korrik 2015 dhe mbarojnë në datën 1 Dhjetor 2015.
Shoqata do të dorëzojë tek aplikanti unazat brenda datës 31 Janar 2016, sipas porosisë së vetë aplikantit. Porosia konsiderohet e kryer vetëm kur është plotësuar me shkrim Formulari si dhe, është kryer pagesa e plotë në llogarinë bankare të Shoqatës.
Me këtë rast, Kryesia e Shoqatës uron të gjithë mbarështuesit: Suksese për mbarështimin e zogjve gjatë 2015!
Sekretaria e Shoqatës "MK"