Standardet Fizike te konstatueshme me sy

Me aprovim të përbashkët, rritësat Belgë dhe Hollandezë, për 60 vitet e fundit kanë vendosur standardet fizike. Në kongresin e 1970, në Lisbonë, COM aprovoi standardet e mëposhtme:

  • Koka: e vogël; sqep konik, sy të zinj dhe të shkëlqyeshëm
  • Qafa: fine dhe e gjatë
  • Trupi: i rrumbullakosur, i harkuar, gjoks i gjerë dhe i fuqishëm
  • Krahët: të lidhura mirë me trupin
  • Këmbët: me gjatësi mesatare, fine dhe të vogla
  • Bishti: i mbyllur mirë (i ngushtë)
  • Pupla: horizontale dhe të lidhura mirë e të shkëlqyeshme, pa përdredhje
  • Ngjyra: e verdhë apo e verdhë me lara (e bardhë apo e bardhë me lara është aprovuar në vitet e fundit nga një prej federatave hollandeze)
  • Pozicioni: lehtësisht i harkuar
  • Gjatësia: rreth 16.5 cm
  • Kushtet: me shëndet të mirë dhe pa difekte (sëmundje kronike)

Ngjyrat origjinale mbeten edhe si një garanci për ruajtjen e këngës origjinale të pastër të Malinois. Për këtë arsye, standardi i Malinois-ve nuk pranon ngjyra të tjera apo pupelim të ndryshëm (p.sh. kreshtë), apo zogj me sy të kuq apo vjollcë, dhe për të njëjtën arsye sytë vjollcë apo të kuq konsiderohen si defekte.

Duhet thënë se fundi, se grupe rritësash tentuan të nxisnin raca të ashtuquajtura Malinois ngjyrë, por dështuan falë luftës së mbarështuesve të racës origjinale, që arritën të shpëtojnë kështu edhe cilësinë e këngës.