Racionaliteti gjatë kohës së shkollës
Nga FRANCESCO DI GIORGIO — Artikull i botuar në revistën prestigjioze "Italia Ornitologica", në Shkurt 2020. Përshtatur në shqip nga Eduart Cara.
Pa njohuritë mbi marëdhënien e brendëshme të grupit, çdo proces gjatë shkollës mundet të rezultojë i paefektshëm tek zogjtë e këngës.
Maestrot, ose profesorët e këngës, me të cilët zogjtë e rinj vihen në kontakt për formimin e tyre, nuk janë i vetmi burim. Një efekt të dukshëm mbi zhvillimin dhe organizimin e personalitetit të këngëtarëve të ardhshëm, vjen në fakt nga shokët e grupit.
Në kontakt me maestro (profesorët), zogjtë mësojnë të vihen në marëdhënie dhe përballje me gjithë të tjerët, gjë që i ndihmon në zhvillimin e repertorit dhe të kompetencave, njëkohësisht në një koncept për vet veten.
Duke parë rëndësinë që grup-shkolla mer në rritjen, si dhe rëndësinë në integrimin e çdo individi, është e rëndësishme që menaxheri i shkollës së këngës (mbarështuesi) të jetë në gjendje të njohë, të kuptojë dhe promovojë dinamikën midis grupit të nxënësve dhe maestros derisa kjo të rezultojë konstruktive në procesin e mësimit dhe formimit.
Ndërkohë që kultura e grupit ka tendenca të theksojë aspektet e homogjenitetit mes anëtarëve që e përbëjnë, struktura e larmishme nënvizon karakteristikat e heterogjenitetit.
Një grup-shkollë mund të quhet një strukturë formale, me role dhe emra zyrtarë. Por mundet të jetë dhe një strukturë informale e fshehur, që regullon ndërveprimin ndërmjet zogjve të mësuar. Kjo e dyta, është një strukturë pak e njohur nga stërvitësi (rritësi), që kondicionon në mënyrë të dukshme klimën e mësimit, duke ditur që nxënësit i referohen shpesh herë profesorit — ose si e thërrasim duke uazuar, maestros.
Në periudhën e shkollës disa nga shokët (zogjtë) rezultojnë më të mirëpritur nga të tjerët. Janë më të vjetrit ata, me alegro dhe më të mirëpritur për të bashkëpunuar.
Kur kanarina është në moshë të re nuk pranohet nga shokët, gjendjet emocionale që i krijohen kanë tendencë që të pengojnë zhvillimin e personalitetit.
Duke parë nxënësit në situata të ndryshme të shkollës, vihet re që jo të gjithë kanë të njëjtën mundësi në pjesëmarje, apo në komunikim. Disa prej tyre nuk marin pjesë, të tjerët marin pjesë më shpesh, të tjerë akoma nuk dëgjohen (nga të tjerët) ose përbuzen në ndërhyrjet e tyre, duke ushtruar një bullizëm të hapur.
Ndërkohë që nga njohësi i këngës së bukur kërkohet të njohë ato që në grup ushtrojnë një forcë më të madhe, duke bërë kujdes në mos forcimin e sjelljes së dominacës, duke promovuar sa më shumë të mundet përgjegjësinë e përbashkët.
Pa njohjen e relacioneve të brendëshme të grupit, çdo proces edukativ gjatë shkollës mund të rezultojë joefektiv. Kjo bën që nxënësit të zbulojnë avantazhet që rrjedhin nga pjesëmarrja në grup apo të punës së përbashkët, duke kuptuar njëkohësisht që autostima e tyre mund të ndizet, jo për të qenë më të mirë se të tjerët, por më shumë për të kontribuar së bashku me të tjerët në krijimin e një grupi efikas.
Në sintezë, kërkohet që kujdesi duhet të mobilizojë maksimalisht forcat e grupit, deri kur këto rrisin zhvillimin e individëve dhe nuk ushtrojnë rezistencë në rritjen edukative të tij.
Marëdhënia me të tjerët në grup është shumë e rëndësishme, është ekzistenciale dhe edukuese.
Nisur nga supozimi që çdo kanarinë e re, e specializuar për këngë, mund të krahasohet me një sfungjer që mund të thithë çfarëdo nuance emocionale efektive, marëdheniesh, njohjesh, dhe që kapaciteti i thithjes anasjelltas është në proporcion me moshën e saj.
Ndërthurja edukuese mund të paraqesë (kur monitorohet me mënyrë efikase) një kopsht parajse, ndërsa në rast pakujdesie — një fushë plehrash.
Ashtu si në çdo formë të bashkëjetesës, gjithmonë rregullat që disiplinojnë jetën në bashkësi, ndihmojnë individët të respektojnë lirinë e të tjerëve, por mbi të gjitha mësojnë njohjen e kufijve të personalitetit të tjetrit.
Çdo rregull është shkaku i një zhgënjimi, por çdo zhgënjim zhvillon atë energji që e adreson individin drejt objektivit të rritjes, të konfirmimit individual dhe zhvillimit të identitetit të tij.