Norwich
Origjina: Britania e Madhe (Kontea e Norfolk).
NORWICH emer i mare nga qyteti me te njejtin emer ne kontene angleze te Norfolk Eshte nje race e vjeter.
Thuhet qe eshte sjellë ne Angli nga thuresit tekstil fiamming (HOLANDEZE) ne shekullin e16.
Prezantimi zyrtar ne ekspozite erdhi ne vitin 1887 ne qytetin e IPSWIC .


Klasifikohet ne grupin e rracave te formes dhe pozicionit vetem ne vitin 1890, pasi me pare konsiderohej kanarine ngjyre.
Standarti definitiv u fiksua ne fund te viteve 800 .
STANDARTI C O M
PARAQITJA.
I beshem dhe i plote, gjoksi dhe shpatullat te gjera ne te rrumbullaket.
Harku i gjoksit duhet te filloje poshte sqepit dhe te mbaroje tek ngjitja e bishtit, duke krijuar nje gjysem rrethi me harqe kostante edhe ne gjeresi me tendence mbyllje ne drejtim te bishtit.
Shpina lehtesisht e harkuar.
Distanca shpine-gjoks shume e madhe, se i jep individit efektin e sferes.
I pare nga siper distanca ndermjet shpatullave duhet te jete sa me è ngjashme me ate nga qafa tek rrenja e bishtit.
Prerja rreth 16 cm.

KOKA
Shume e madhe dhe komplet e rrumbullaket, te jep pershtypjen e nje sfere te ngjitur ne trupin e kanarines.
Faqet e plota, syte ne qender mundesisht te zbuluar, vetullat tolerohen se vazhdojne mbrapa, sqepi i shkurter, i madh dhe konik ne linje me syte.
QAFA
Sa me è shkurter dhe e trashe, nuk duhet te shiheh pjesa ndermjet kokes dhe trupit.
KRAHET
Te shkurter, pa shenja ne ngjitje, duhet te mblidhen pa shtypur puplat ne menyre qe mos te prishin rrumbullakesine e trupit, te gjate deri ne ngjitjen e bishtit, pa u varur dhe kryqezuar kurre.
PUPLAT
Te shkurtra dhe te shpeshta, te ngjitura mire pas trupit, duke i dhene nje figure neto, ne ije nuk duhet te kete pupla qe dalin jashte kontornos, dhe mos te bien ndermjet kembeve.
NGJYRA
Sa me uniforme ne intensitet o brinature, dhe me shkelqim ne cdo pjese te trupit.
Se individi eshte i ngjyrosur artificialisht shperndarja e ngjyres duhet te jete uniforme.
SJELLJA
I qete dhe krenar, trupi i stakuar mire nga pushuesit( shkopijte) dhe jo teper i drejte.
BISHTI
I shkurter, i ngushte, i mbyllur mire, as i ngritur dhe as i ulur.
KEMBET
Proporcionale me individi, elegante me gishta te shkurter dhe te holle. Jo shume te gjata, jo shume te shkurtera ( ndikojne ne marjen e qendrimit).
KONDITAT.
Higjena, pastertia, shendeti ne maksimum.
UMAZA COM TIPI "T".
CREST
ORIGJINA BRITANIA E MADHE (kontea e Norfolk )
Kanarine me origjine antike. Me shume mundesi i krijuar nga perdorimi i individeve te rraces " NORWICH ".
Me deshiren per te krijuar nje rrace identike si è NORWICH, por me prezencen e korones mbi koke, keshtu anglezet arriten ti japin jete nje rrace te re, CREST.


CREST lindi nga kryqezimi i rracave NORWICH + LANCASHIRE.
kjo rrace iu nenshtrua per nje shekull te tere seleksionit, deri ne stabilizimin e karaktereve, qe bejne unikale kete rrace.
STANDARTI C O M
KOKA
Korona duhet te jete e madhe e plote dhe me pupla te gjera, te gjata qe krijojne rrezet e nje rrethi nga nje qender e vogel ne menyre te barabarte.
Korona me pak hark eshte me è preferuar se ajo e sheshte.
Qendra duhet te korispondoje me qendren e kokes.
Koka e madhe dhe e rrumbullaket, e gjere ne te gjitha anet dhe me nje sqep te vogel.
Puplat e shpeshta nga hunda deri pas koke, vetullat e plota i japin individit pamjen e rezervuar, pse jo edhe te ofenduar.


PUPLAT
I perbere nga pupla te gjera dhe te gjata, por nuk jo nje mase puplash qe prishin imazhin.
Difekt i rende eshte mangesia e puplave qe bien ne rrenjen e bishtit ( te ashtuquajtura pendet e gjelit), vecanerisht me vlere jane individet qe ne shpine kane pupla te gjera qe zbresin deri ne krahe .
Edhe pse preferohen puplat e gjata, ato duhet te jene te mbledhura mire pas trupit, me shkelqim dhe i paster.
Bishti i shkurter dhe i ngushte, eshte difekt nje bisht i gjate dhe i rene.
TRUPI
I ndryshen nga ai i NORWICH , qe eshte i shkurter dhe i gjere, CREST eshte me elegant. Shpine e gjere dhe me hark.
Gjoksi i gjere dhe i rrumbullaket
Qafa e plote, koka nuk duhet te jete e mbeshtetur ne shpatulla.
Individi duhet te reflektoje force, trupi nuk duhet te jete i holle pa krijuar kurba.
PRERJA
Madhesia nuk duhet te mbivleresohet nga karakteristikat e tjera konsiderohet rreth 16/17 cm.
POZICIONI
Ze qe duhet mbajtur ne konsiderate, per paraqitjen gjenerale te individit.
Pozicioni ideal eshte gjys i drejte rreth 40 grade.
KRAHET
Nuk duhet te bien as te kryqezohen, duhet te mbahen te ngjitura mire pas trupit, pa shtypur puplat.
KEMBET
Kembet e shkurtera. Gjatesia e kembeve dhe pika e bashkimit influenciojne ne pozicionin e individit. Per kete duhet te vleresohen me kujdes.
KONDITAT
Higjena, pastertia, Shendeti ne maksimum.
UNAZA COM TIPI "C1"