Lizard, Kanarina e Veçantë
Kanarina ka qene objekt i studimeve te gjata, te cilat kane frymezuar shume tekste shkencore, duke kontribuar ne menyre te ndjeshme ne pasurimin e njohurive te shume gjenetisteve.
Per sa i perket kanarines, vemendja u perqendrua kryesisht ne rindertimin e origjines, mbi gjenetiken e dizenjos dhe ngjyres. Te gjitha rracat e kanarinave te njohura nder vite, jane analizuar thelle, thuajse ne maniakeri, deri ne arritjen e nje harte te plote te sjelljes gjenetike.


TE GJITHA!...PERVEÇ NJERES…
Kjo rrace akoma na nuk ka dhene te gjitha pergjigjet.
Nga vjen?
Si eshte krijuar?
Kush eshte origjina?
Kush eshte sjellja gjenetike e dizenjos?
Nga cili ibridim vjen?
Nga cili mutacion vjen?
Deri me sot nuk eksiston nje pergjigje per te gjtha keto pyetje.
Emri i kanarines se mistershme eshte LIZARD.
Kjo rrace e veçante, shume e perhapur, ka vite qe ka vene ne veshtiresi studiuesit te cilet e emertojne si nje origjine qe nuk njihet. Sjellja gjenetike e dizenjos, e pa njohur.
E vetmja gje qe njohim,... eshte i mrekullueshem!
LIZARD klasifikohet ne grupin e kanarinave eskluziv, sepse per shume vite me te gjtha teorite tyre, ornitologet nuk kane arritur ta klasifikojne ndryshe.
LIZARD, ne gjuhen angleze do te thote hardhuca, emer ky i dhene nga ngjashmeria e dizenjos. Ngjyrat baze jane dy , I ARTE dhe I ARGJENTE.

Ne vitet e fundit jane shfaqur edhe dy varietete te tjera, LIZARD BLU dhe LIZARD I KUQ. LIZARD I KUQ arrihet me dhenien e ngjyruesit i cili e shderron ngjyren e verdhe ne te kuqe.
LIZARD BLU, u arrit me futjen e faktorit te BARDHE DOMINAMT.
Karakteristika e puples eshte tipike, pikat ne formen e skaljeve ne te gjithe trupin edhe ne gjoks (ne gjuhen ornitologjike quhen ROVINS)
Nje tjeter karakteristike eshte kalota (dizenjo e kokes ), ku rezulton mungesa e skaljeve e cila zevendesohet me lipokromin (pigmentin).


Lizard BLU Lizard i KUQ
Kalota mund te jete e plote ose parciale, dhe mund te mungoje totalisht.
Kalota eshte nje nga misteret e kesaj rrace.
Askush, ne perserisim,…ASKUSH!, nuk ka arritur kurre te shpjegoje sjelljen gjenetike te ketij fenomeni.
Nuk dihet kush eshte burimi i kesaj vecorie te fenotipit.
Ka plot teori, por asnjera nuk eshte pranuar zyrtashisht, sepse asnjera prej tyre nuk ka baza te besueshme shkencore.
Historia e LIZARD, eshte e dokumentuar ne menyre sporadike qe ne vitin 1700.
Teksti famoz francez i vitit 1713, ku pershkruhen 29 rraca dhe varietete, ndermjet te cileve, shume ornitologe njohin edhe paraardhesin e LIZARD-it modern.
Edhe ne tekstin anglez qe daton ne 1762, i titulluar "The Bird fancier's necessary companion ", pershkruhet nje kanarine me karakteristikat qe te ben te mendosh LIZARD-in. Teksti kishte frazen e tille: "…specia e bukur e mbuluar me skalje".Teoria e kanarines "hardhuce" qe u zyrtarizua me vone, hyri ne angli me ane te UGONOTTI (protestant francez), te cilet largoheshin nga persekucioni fetar. UGONOTTI gjate spostimit te tyre, moren me vete edhe kafshet, ne mes tyre edhe keto kanarina te vecanta.
Keshtu, ky zog i vecante arriti ne Nottingam, Middlesbrough, Norwich.
Ne Angli, qe ne ate kohe, ekzistonin shoqata te vogla ornitologjike kryesuar nga borgjezet. Ne ate kohe rraca qe terhiqte vemendjen e rriteseve ishte
"London Fancy", nje rrace qe u zhduk me vone. LIZARD ne ate kohe konsiderohej nje rrace e dores se dyte, qe ngjallte pak interes.
Ne 1871, ne Crystal Palace te Londres, u organizua mostra e pare e kanarines LIZARD, i cili zevendesoi plotesisht "London Fancy". Ky i fundit u braktis dale ngadale nga rritesit.
Ne vitet 1800-1900, komunitetet Lancashire dhe Notinghamshire u perqendruan ne seleksionimin e kanarines LIZARD.
Lufta e pare boterore detyroi shume rrtites te ndalonin akivitetin e tyre duke rrezikuar edhe zhdukjen e rraces. Per fat te mire ngelen rreth 30 çifte, qe bene te mundur rilindjen e kesaj rrace. Rreth 50 te apasionuar, u mblodhen dhe i dhane jete shoqates, L.C.A (Lizard Canary Associationt).
Qe atehere LIZARD u be kanarina legjende.
Nje pjese e vogel e kesaj historie eshte e dokumentuar, gje qe nuk e shuan kuriozitetin tone ne njohjen e kesaj rrace qe ngelet mbeshtjelle ne mister.
LIZARD eshte nje kanarine e formes dhe pozicionit lisho, nje nga me te mbareshtuarat.
Hija e misterit qe e rrethon, e ndihmon ne njohjen e tij.
GJENETISTET NE PUNE!!
STANDARTI
KALOTA. E arte apo e argjente, kalote e plote apo pa kalote, mashkull apo femer, duhet te arrijne te njejtin standart.
Kalota e thyer (jo e plote ), mund te mari nje sasi me te vogel nga 10 piket ne dispozicion. Per kete ze, jepen 0 deri ne 10 piket ne dispozicion, per perfeksionin e skaljeve ( dizenjo)mbi koke.
GJATESIA. Preferohen kanarinat rreth 13.5 cm.
NGJYRA. Uniforme ne baze, e thelle dhe e pasur. Bronzi ne te arte.
SKALJET. Te plota dhe te dallueshme mire, cdo skalje duhet te jete e ndare mire nga njera-tjetra. Ato shtrihen nga fundi i kalotes, ne rrjeshta paralel, deri tek pendet mbuluese, zgjerohen ne menyre progresive nga pas koka ne drejtim te shpines.
PUPLAT. Te buta dhe te terhequra. Gjoksi i plote dhe i rrumbullaket.
LE ROVING(dizenjo e Lizard ne gjuhen ornitologjike). Te plota dhe te rrjeshtuara mire, shtrihen nga poshte-fyti deri ne bisht. Pendet e kraheve jane te ngjitura mire pas trupit, majat takohen, por nuk kryqezohen mbi shpine . Pervec bordit jane te erreta thuajse te zeza

BISHTI. I ngushte dhe i drejte (jo dallendyshe), pendet ne kualitetin dhe ngjyren e kraheve.
KOKA. E gjere, e rrumbullaket e plote ne qender. Kalota shtrihet nga sqepi deri me bazen e pas kokes, eshte ovale dhe e perkufizuar mire.
Sqepi dhe kembet ne ngjyre te erret.
LIZARD, duhet te jete i qete mbi pushuesit( shkopinjte), pozicioni 45 grade. Duhet te jete perfekt ne pasterti dhe ne shendet.