Gloster

Canarina gloster lindi ne vitin 1918, fale idese se zonjes L. Rogerson nga cheltenham (qarku i Gloucestershire), Zonja e dashuruar ne gjerat e miniatuares, mendoi ti jape jete nje kanarine te vogel per te kaluar kohen. Per kete qellim bleu disa harzer te vegjel, dhe me te vegjelit e rraces CREST, nga alevatori Jon Mclay ne Skoci. Vitin e dyte çiftoi eksemplaret me te vegjel qe linden me çufo (korona mbi koke) ne alevamentin e saj, me me te vegjelit BORDERS te J.M Madagan. Vit pas viti zonja Rogerson arriti te krijonte eksemplaret me çiufo (gloster korona) dhe gloster pa çufo (gloster konsort) me nje gjatesi rreth 11.5 cm.
Ky eshte fillimi i aventures se GLOSTERIT, dhe tani pas 100
viteve gloster eshte nje nga kanarinat me te perhapura ne bote, fale formes se bukur dhe korones mbi koke. Eshte kanarine e forte dhe qe i jep kenaqesi kryesisht alevatoreve te rinj.
GLOSTER eshte nje nga rracat me te vogla ne kanarinat eksistuese, me prerjen 12-11.5 cm qe nuk duhet ti kaloje 12 cm. I vogel dhe i levizshem, me preardhje nga kryqezinet me rracat, CRESTED, BORDER dhe HARZ-ROLLER, nga ky i fundit ka trasheguar nje melodi te mire ne kenge.
GLOSTER ose GLOSTER FANCY ne realitet eksistojne dy varietete.
GLOSTER korona me (çufo) ne koke.
GLOSTER konsort pa korone ne koke.
Karakteristikat e kanarines GLOSTER.
Pertej dimensione te vogla, GLOSTER eshte nje kanarine me linja te harmonishme, me puplat ne ngjyre uniforme , dhe forme lehtesisht te rrumbullaket .
KOKA e vogel dhe e rrumbullaket e ngjitur me shpatullat me nje qafe te shkurter .
KRAHET te ngjitur mire pas trupit, deri ne bisht pa i kryqezuar .
BISHTI i shkurter dhe i ngushte , kembe te holla dhe delikate me nje gjatesi mesatare, puplat e buta dhe te forta qe ngjiten mire pas trupit ne menyre elegante me ngjyrat e verdhe, bardhe, isabela , i gjelber ose blu. Korona mbi koke ka formen e kasketes, as e gjate dhe ad e shkurter, pa arritur te mbuloje syte.
GLOSTER konsort, duke qene pa korone duhet te kete koke te vogel dhe te bukur, me pak hark pas koke krijon formen perfekte.
GLOSTER eshte nje natyre e levishme dhe alegre, por ne kafaz leviz qetesisht, nuk ben levizje te forta edhe pse eshte i vogel ne stature.
GLOSTER ka nje konstrukt te forte, lehtesisht i administrueshem dhe me nje kenge te embel dhe melodike. Nuk ka veshtiresi ne rritje, dhe kjo terheq vemendjen e shume rriteseve.
Gloster eshte nje riprodhues shume i mire, duhet patur kujdes ne krijimin e ciftit, ciftimi i keshilluar eshte korona x konsort, kurre e kunderta, korona x korona, ose konsort x konsort.
Dhe per te ruajtur ekuilibrin e puples eshte me mire intenso x brinato.
Te vegjelit gloster dalin me shpejt nga folete, dhe nuk japin probleme te metejshme, pershtaten mire me ambientin.
Ne momentin e zgjedhjes se eksemplareve, DUHEN EVITUAR: Ato eksemplare me koke shume te madhe, ose shume te vogel, ato qe kalojne 11.5 cm, ato me kembe teper te gjata, o teper te medha, eksemplaret pak alegro dhe pak te levizshem, ato qe kryqezojne krahet.
STANDARTI
Shkalla e vlerave te GLOSTER privilegjon zerat:
TRUPI 20 PIKE
KOKA-KORONE 20 PIKE
PRERJA 20 PIKE
PUPLAT 20 PIKE
KONDITAT 5 PIKE
POZICIONI 5 PIKE
BISHTI 5 PIKE
KEMBET 5 PIKE
TRUPI
Gjoksi i gjere vertikalisht dhe horizontalisht, vazhdon ne bark duke formuar nje kthese te bute dhe te vazhdueshme, nis nga poshte sqepit dhe perfundon ne nenbisht. Shpatullat e gjera dhe pak te rrumbullaketa, kurrizi lehtesisht i rrumbullaket, keshtu i jep nje rrumbullakesi gjenerale eksemplarit. Qafa e gjere e plote dhe e shkurter. Eshte mire qe ngjitja e kraheve (te shkurtera ), te ngjitura mire pas trupit, te perfundojne pertej fillimit te bishtit, pa u kryqezuar. Te filloje sa me perpara qe te shkrihet ne menyre harmonike me gjoksin dhe qafen, duke i dhene gjeresi dhe plotesi. Efekti gjeneral duhet te jete nje kanarine e mbledhur me koken e futur ne shpatulla.
DIFEKTET.
Trup i shtypur
Gjoksi jo i rrumbullaket
Shpatulla te ngushta
Kurriz jo i fryre
Qafe e holle
Mbyllje e keqe ne nenbisht
Krahe te gjate te rena o te kryqezuara .
KOKA ( korona )
E rrumbullaket e plote me dimensione proporcionale me trupin. E formuar nga pupla te gjera dhe te rena, perfundon me nje linje precize horizontale ne gjysmem e syut dhe le te shihet gjysma e sqepit.
Qendra e korones duhet te jete e vogel ne mesin e kokes , nga ku nisen si rreze puplat dhe krijone idene e nje rrote .
DIFEKTET
Korone jo e rrumbullaket
Korone e vogel
Korone e nderprere
Korone qe mbulon syte
Korone e sheshte
Sqep i madh
KOKA ( konsort)
Dimensioni proporcinali me trupin, e rrumbullaket ne cdo pike, e hapur mire ndermjet syve, me ballin e ngritur mbi sqep.
Blloku unik gjoks-shpatulla-koke-qafe, eshte nje element qe karakterizon nje gloster te mire.
Sqepi i vogel, i shkurter dhe konik.
Vetullat e mbledhura jo shume te dukshme por evidente.
DIFEKTET ( konsort)
Koke e vogel
Koke me pak hapesire ndermjet syve
Koke e sheshte
Sqep i madh
Mungesa e vetullave
Vetulla te medha.
PRERJA ( gjatesia)
Gjatesia ideale eshte 11 cm .
DIFEKTET
Tolerohen zogjte qe i afrohen mis ideale. Konsiderohen jashte ato zogj qe kalojne 13 cm.
PUPLAT
Gjatesi mesatare, i drejte, i ngjitur dhe me shkelqim. Kontorno qe japin eshte neto dhe e rrumbullaket, si nga lart edhe profil. Nuk duhet te kete pupla jashte kontornos.
DIFEKTET
Pupla qe ngrihen lart,
Jo te buta dhe jo te ngjitura pas trupit .
Pupla te dalura ne ije
Pupla pa shkelqim
Bishti dhe pendet e kraheve te thyera.
KONDITAT
Higjene perfekte, pasterti e mire .
DIFEKTET
Kembet e ashpra, puplat e pa pasterta.
POZICIONI
Duhet 45 grade. Levizjet e rregullta.
DIFEKTET
I drejte o shume i kthyer.
BISHTI
I shkurter kompakt ne linje me trupin
DIFEKTET
I gjate i hapur dhe qe bien.
KEMBET
E holla , te shkurtera, me kercinjte e fshehur.
DIFEKTET
Kercinj qe shihen, kembe te gjata.