Gibber (Xhiber)... Pëlqehet ose Urrehet
GIBBER ITALUCUS eshte rraca e pare italiane, e njohur ne arenen internacionale. Pasardhes direkt i linjes ( Bozu Arricciato ose holandezi i jugut ).
Ne shkurt te vitit 1951, ne internacionalen e Brukselit, zonja Giamminola nga Como, prezantoi ( bozu arricciato italian ) dhe arriti te marri njohjen e rraces italiane.


Ky event ishte epilogu i nje aventure, e cila kishte zanafillen ne fillimin e shekullit te kaluar.
Qe ne vitin 1941 flitej per nje standart, se nuk mund te mos ishte frut i seleksionit shume vjecar i "pioniereve" qe alevuan me sukses paraardhesit i GIBBER -it aktual.


Ne fakt ne vitet 1920 -1930 , disa rrites partenopei (Napoli), si Kavaliere CERLINO, avokati KASILLI, At' SOLIMENE, prift dhe rektor i kishes Santa Maria, ( i cili humbi rektoratin per motivin se shkoi ne Marseje per te blere disa zogj). Keto ishin te paret qe me sakrifica ekonomike, sollen nga Spanja dhe nga jugu i Frances eliten e rraces " BOSSU ARRICIA ), paraardhes i Giberit te sotem.
Per vite me radhe rritesit seleksionuan me plot pasion, dhe shume veshtiresi, deri ne arritjen e individeve te sotem.
Ne vitin 1950 ne internacionalen e trete ne Reggio Emilia, Giamminola ekspozoi jashte konkursit disa nga individet e saj, te cilet ishin shume te ndryshem nga BOSSU i zakonshen. Me durim dhe profesionalizem ajo kishte arritur ne nje forme me te vogel, me te holle, duke ruajtur karakteristikat kryesore te paraardhesit, si menyra e qendrimit, qafa e brishte i gjate, koka dhe kacurrelat(edhe pse me pak te dukshme).
Ajo vete e pershkruan keshtu:
Ne qendrim duhet te kete formen e shtates, i pare nga mbrapa nuk duhet te shikohet tjeter pervec shpatullave, kacurrelat vetem pak mbi shpatulla, ne gjoks dhe ije, asgje ne qafe dhe koke.
Kembet e forta dhe te zhveshura.
Zonja shkon me tutje me pershkrimi e saj. I shikoj, te lehte si fluturat, te mbeshtetur ne shkopinjte, sikur rrine ne ajer. Kur marin pozen karakteristike te ndalur mbi kembet e forta, duken si lule te mrekullueshme me ato kacurrelat mbi shpatulla.
Asgje nuk eshte vulgare ne ato zogj; eshte e gjitha elegance dhe xhentilese .
Individet ne fjale ngjallen admirim dhe habi nga gjyqtaret e huaj, te cilet e quajten "rraca e re italiane"
S.O.R, federata e sapolindur, i dha te gjithe mbeshtetjen zonjes Giamminola, duke i siguruar prezencen ne ekpsoziten internacionale ne Belgjike (Bruksel).
Zonja Giamminola prezantoi tre kanarina (duhet theksuar, te gjitha me shpenzime e saj) ne Bruksel, viti 1951 duke mare umanimisht vendet e nderit , dhe njohjen e rraces GIBBER ITALIKUS.
Lindja e Gibberit, hapi nje epoke te re dhe shenoi zhdukjen graduale te "BOSSU ARRICCIATO".
GIBBER eshte nje kanarine mjaf delikate, per kete motiv nuk i keshillohet rriteseve te rinj .
Ne fakt kjo rrace eshte goxha e ndjeshme ndaj te ftohtit ( duke pare mangesine e puplave), ne vendet e ftohta ka nevoje per ambiente te ngrohta.
Nuk kane tendence te shendoshen, ( volierat nuk jane te domosdoshme).
Kafazet duhet te jene te larte ,per motivin e postures. Eshte e keshillueshme te mos meren ne dore , ne rast transporti futen ne kafaze te vegjel, pa i prekur .
Ambienti duhet te jete i qete dhe me shume drite.
RIPRODHIMI.
Riprodhim eshte i thjeshte, keshillohen femra njerka(balie) ne rast nevoje.
Pastoncino duhet te jete normale, nuk keshillohen ngarkesa te teperta .Pastoncino duhet i fresket, mbahet gjithnje gati nje antibiotik nga ato qe perdoren per femije, se ne rast konstatimi te feceve te holla.
Nuk jane riprodhues te medhenj, femrat me 2 -3 veze jane me se normale.


Ne kete rrace ciftimi korrekt eshte intenso X intenso, eventualisht nje nga dy partneret mund te jete INTENSIV ( jo 100 % intenso). Keshillohen pak zogjte brinato, motivi eshte i thjeshte, duhen sa me pak pupla .
GIBBER , Nuk eshte kanarine per te gjithe, por sigurisht rriteseve ekspert u jep shume sodisfaksion.
Ne diference me formen e jashteme, kane nje inteligjence mbi mesataren.
STANDARTI
MADHESIA
Gjatesia 14-15 cm , proporzionet perfekte - 10 PIKE.
QENDRIM
Ne formen e 7-tes, trungu vertikal ma aksin koke-qafe me kend pak me te vogel se 90 grade , shpatullat me te larta se koka dhe qafa. Bishti i pak i harkuar.-15 PIKE.
PUPLAT.
Te ashpra, pak, te mbledhura; te gjitha ngjyrat jane te pranueshme.-5 PIKE .
SHPATULLAT.
Te ndara mire , simetrike, te ngjitura me krahet.-10 PIKE.
IJET.
Te lehta (me pak pupla), simetrike, te rrumbullaketa ne drejtim te kraheve, pa arritur shpatullat.-10 PIKE.
JABOT. (Gjoksi)
I reduktuar ne dy tufeza simetrike puplash ne formen e presjes, qe nga baza e qafes shkojne drejt qendres pa u bashkuar, ne menyre qe te shikohet lekura e zhveshur e pjeseve te poshteme - 10 PIKE.
KOKA dhe QAFA.
Koke e vogel,gjarperore, lisha, qafa lisho, e holle, e gjate e ulur perpara, me nje linje pak te harkuar.
-15 PIKE.
KRAHET.
Te rregullta, (te kompletuara mire me pupla, normalisht te zhvilluara), ngjitur me trupin, jo te rena, jo te kryqezuara.-5 PIKE..
PJESET E POSHTEME.
Te gjata dhe te shtrira ne maksimum, pak te kthyera nga mbrapa, kembet dhe kercijte ne linje pa kend, kembet kryesisht pa pupla perpara, totalisht te shikueshme, gjunjet e zbuluar, gishtat dhe thonjte te forte dhe te rregullt .- 10 PIKE.
BISHTI.
I drejte, homogjen, komplet, ne propocion me trupin, pak i kthyer, nenbishti i rregullt. 5 PIKE.
KONDITAT
I paster, i gjalle, i shendetshem.-5 PIKE.