Fife Fancy
Origjina : Britania e madhe, qarku Fife, Skoci.
Fife eshte sigurisht nje nga rracat me te mbareshtruara ne Europe, nje rrace relativisht e re. W Lumsed eshte autori redaktimit ne 1957.
Fife eshte nje race kanarine qe ka si paraardhes Border-in, te cilit i ngjan shume morfologjikisht (top i vogel)


Lindur nga nje dizenjo precize e nje grupi rritesish skoces, qe duke pare tendencen e rriteseve te Border, ne prodhimin e zogjve me
prerje sa me te madhe. Tendence e cila shtyu rritesit skoces (ne kontradikte me pjesen me te madhe te rriteseve te Border-it), te promovonin futjen ne mostra te rezervuara per Border me prerje te vogel.


Mos suksesi i kesaj inisiative beri qe rritesit skoces te rajonit Fife, te kerkonin ti jepnin jete nje rrace te re, qe u njoh zyrtarisht ne KIRCALDY me 1957.
Ky eksemplar qe, si thame ne siper ngjan shume me Border, por me karakteristiken e vet me prerjen e reduktuar ne menyre ekstreme
( standarti parashikon 11cm).

Sa me shume te jete e reduktuar prerja ( madhesia) , dhe qe le te pa prekura karakteristikat e tjera, aq me i vleresuar eshte eksemplari.
Pjesa tjeter eshte e ngjashme me border ( te cilin do e trajtojme ne vijim), me te vetmen diference ne riprodhimin ekselent, gje qe e ben goxha te indikuar, per rritesit qe duan te fillojne mbareshtrimin e rracave angleze .
E njejta gje nuk mund te thuhet per Border-in e sotem, te cilet me problemet e shumta ne riprodhim, dhe me mesatare te ulet cift-zogj , e bejne goxha problematik, dhe kjo mesatare e ulet, tashme eshte prezent ne shume rraca angleze te prerjeve te medha.


STANDARTI C.O.M.
PRERJA
Prerja ideale eshte 11 cm.
KOKA
E vogel , e rrumbullaket. Syte ne qender te kokes, ne linje me sqepin dhe te dukshme mire. Sqepi i vogel dhe Konik .
Pas koka e ndare dukshem nga qafa.
TRUPI
Fillon me ngjitjen e qafes ne forme te rrumbullaket ne te gjitha pjeset, gjoksi i gjere por pa kende. Rrumbullaksia hollohet ne menyre uniforme drejt bishtit. Shpina dhe ngjitja e qafes me nje kthese te lehte, qafae holle dhe e ndare mire si nga koka, ashtu edhe nga trupi.
POZICIONI
Gjysem i drejte, me nje kend 60 grade , jo statik. I levizshem dhe energjik
PUPLAT
I mbledhur , i holle dhe me shkelqim, nuk duhet te kete pupla jasht te tjerave ne asnje pjese te trupit. Kontorno duhet te jete perfekte.
NGJYRA
E bute ne shkeqim , si uniformet, ashtu edhe pecatet ( me njolla), por me tonet e ngjyrave qe nuk duhet te krijojne mdryshim te dukshem nga njera tjetra .
Intenset dhe brinatot duhet te jene uniforme ne te gjithe trupin..
KRAHET
E shkurter, duhet te mbarojne ne fillimin e bishti. Ngjitur pas trupit ne cdo pjese te tyre, pa shtypur puplat , duke shoqeruar rrumbullakesine uniforme te trupit . Nuk duhet te kryqezoje dhe as ti hapi.
KUSHTET
Eksemplari i shendetshem, i levizshem dhe i paster.
BISHTI
i shpeshte ne rrenje, i mbyllur dhe i ngushte , jo bisht dallendyshe.
KEMBET
Mesatarisht te gjata , qe lene te shikohet pak nje pjese te kofshes, te bashkuara dhe paralele qe duhet ti japin zogut nje forme elegante.
UNAZA TIPI B.
NUK LEJOHET NGJYROSJA ARTIFICIALE .