Bossu Belg

Origjina Belgjike.

Emri BOSSU do te thote kurrizo(gungaç).

Pikerisht per figuren e çuditeshme, nuk ishte nga zogjte e preferuar nga rritesit, te cileve i dukej nje zog i deformuar.

Per kete motiv ka rrezikuar zhdukjen me shume se nje here. Fale disa rriteseve qe besuan ne vlerat e kesaj rrace te formes dhe pozicionit, sot mund te admirojme veçantine e saj.

Eshte nje nga rracat me antike te kanarinave. Nga dokomentat duket qe kjo rrace eksistonte qe ne shekullin e 17.

Rraca ne ate kohe ishte sigurisht e nje prerje me te madhe se zogjte e sotem.

Perhapja arriti kulmin ne shekullin e 19 .

Pati nje periudhe te veshtire ne kohen e dy lufterave boterore, ne te cilen rraca rrezikoi te zhdukej.

Ne 20 vitet e fundit mbeshtetesit e rraces BOSSU jane rritur ndjeshem, dhe perhapja eshte e nivelit boteror. Karakteristike e BOSSU-ut eshte dridhja nervore, per kete duket delikat ne vuajte.

Kjo vecanti i detyrohet seleksionit konsanguin ( ciftim brenda familjes) i thelle, i cili ka dobesuar sistemin nervor dhe rezistencen fzike.

Keto kanarina jane shume delikate dhe mjaft te veshtira per tu mbareshtuar. Duhet te evitohet marja ne dore pa pasur nje motiv te forte. Vezet duhet tu kalohen kanarinave te tjera, pasi nuk jane ne gjendje te rrisin vete.

BOSSU eshte nje kanarine me kenge te forte, jo harmonike dhe pak melodioze.

Nder ngjyrat, me e preferuara eshte ajo e verdhe, intenso o brinato, me pak eshte ngjyra e bardhe dhe me njolla.

Nuk eshte e lehte gjetja e individeve, gje qe e ben akoma me te mistershem

 

STANDARTI C O M

POZICIONI

Ne kete tip eshte i detyrueshem kafazi kupole, duhet te qendroje i ndalur.

Qendrimet e ndryshme te ngjashme me xhiberin jane difekt i rende, pasi jane frut i kryqezimit (metic).

Pozicioni tipin eshte ai i "1", i proporcionuar me te gjithe zerat ne shkallen e vlerave.

 

Ne fakt koka, shpatullat, qafa, trupi, krahet, bishti dhe kembet me nje qetesi te individit arrijne se bashku maksimumin e pozicionit te punes.

Pozicionet jane dy: Pushimi dhe pune .

 

 

Kalimi nga njeri pozicion tek tjetri behet me nje levizje te vetme.

Kalimi behet: individi kap dhe shterngon pushuesin ( shkopin), mbeshtetet tek kembet, ngren trupin, shterngon krahet duke nxjerre ne pah shpatullat, dhe i pare nga shpina krijon formen e zemres, ka humbur nje te futur ndermjet shpatullave, duke ruajtur linjen vertikale kurriz - bisht. Ne te njejtin moment, per te mbajtur ekuilibrin ne pushues (shkop) zgjat ne maksimum qafen ul koken duke arritur formen tipike.

 

TRUPI

Eshte nje komponent percaktues ne karakteristiken e BOSSU, po jo i rralle, mungesat ne formen e trupit cojne ne ngjashmerine e BOSSU me SCOTCH.

Jo pak individe nga te dy rracat me difekte jane lehtesisht te kembyeshem me njeri tjetrin.

Po ndermjet dy tipeve eksiston e njejta diference si ajo e karrotes me bananen.

Provoni te mbuloni nga figura standart koken dhe qafen e BOSSU-ut dhe do te shikoni ngjashmerine me formen e karrotes. Shpatullat e gjera, shpina duhet te zbrese e sheshte, dhe vertikale me bishtin si nje trekendesh kokeposhte me majen e kraheve.

Krahet, te gjera dhe te gjata deri ne ngjitjen me bishtin, duhet te jene te mbledhura pas trupit por jo te kryqezuara.

Gjoksi i gjere dhe i plote, shpatullat lart, me nje ulje ndermjet tyre, gjate pozicionit te punes, blloku shpatulla shpine, duhet te prezantoje formen tipike te zemres.

Krahet e ngjitura pas trupit, na japin idene e nje manteli te kopsitur poshte qafes.

KOKA DHE QAFA

Koka e vogel, ovale ne formen e lajthise, syte perpara pak mbi ngjitjen e sqepit, me mire oval me shikim te kujdesshem dhe agresiv.

Qafa, duke konsideruar qe BOSSU eshte kanarine forme, behet element percaktues ne nje individ te mire.

Standarti e kerkon te gjate, te ngushte dhe te zgjatur. Kualitete qe se bashku me trupin japin formen tipike dhe nje pozicion optimal.

PUPLAT

Nuk duhet te kete ne asnje menyre pupla qe tentojne te perdridhen(kacurrela)

Puplat duhet te jene te bollshme dhe te buta, i ngjitur mire pas trupit, me shkeqim dhe i paster, duhet te mbuloje kofshet. Eshte e mundur qe disa individe shfaqin pak bollek te puplave ne pjesen e siperme te gjoksit.

Kjo tolerohet ne pozicionin e pushimit, penalizohet ne pozicionin e punes.

PRERJA (madhesia)

Standarti i sotem kerkon min 17 cm, duke filluar nga maja e sqepit deri ne fund te bishtit, duke kaluar nga shpatullat ne pozicionin e punes.

Megjithate sa me i madh te jete aq me vlere eshte.

KEMBET

Te gjata, pjeserisht te forcuara dhe lehtesisht ne diagonal me pushuesin ( shkopi) . Penalizohen individe me kembe te shkurtera qe mbajne kembet e hapura.

BISHTI

I gjate, kompakt, i mbyllur mire ne fund. Bishti eshte vazhdimi i linjes vertikale shpine - krah, keshtu qe duhet te mbaje harmonine e formes.

Konsiderohet difektoz bishti i shkurter, i hapur, i gjere, te ngjitura ose i varur poshte pushuesit ( shkopi)