Si të ndërtoni më më mirë një kafaz për mbarështimin e kanarinave
SI TË NDËRTONI MË MË MIRË NJË KAFAZ PËR MBARËSHTIMIN E KANARINAVE.
Në këtë artikull do të shohim se si të vendosim më së miri kafazin për mbarështimin e kanarinave. Cili tip foleje të përdoret? Ku ta vendosni? Çfarë aksesorësh nevojiten për tu vendosur në kafaz?
Për një periudhë mbarështimi të suksesshëm, duhet të kujdeseni deri në detajet më të vogla duke filluar nga mjedisi brenda kafazit ashtu edhe nga ai i jashtëm atje ku është i pozicionuar kafazi. Le të shohim se si.
Ambienti i jashtëm: ku të vendosni kafazin?
Pavarësisht nëse rrisni brenda ose jashtë, kafazi duhet të vendoset në një vend të qetë, ku kalimi i njerëzve ose kafshëve është shumë i kufizuar dhe nuk ka tinguj ose zhurma tepër të larta.
Zgjidhni vendndodhjen e kafazit me kujdes dhe MOS e lëvizni derisa zogjtë të jenë shkëputur nga prindrit. Ndryshimi i pozicionit të kafazit mund ta shtyjë kanarinën të braktisë folenë.
Fotoperioda është thelbësore për ciklin jetësor të kanarinave: ajo rregullon fazat e ndryshme të jetës së tyre, nga shkëputja deri te riprodhimi. Për riprodhim nevojiten të paktën 12 orë dritë. Ambienti duhet të jetë i ndritshëm, të paktën 12 orë në ditë pa rrezet e diellit direkte.
Lagështia dhe temperatura në riprodhim
Niveli i lagështisë nuk duhet të kalojë 70-75% dhe nuk duhet të bjerë nën 50%. Lagështia shumë e ulët mund të shkaktojë probleme me çeljen e vezëve, ndërsa lagështia shumë e lartë mund të nxisë rritjen e mykut dhe baktereve. Temperatura nuk duhet të bjerë nën 13-15 gradë dhe nuk duhet të jetë shumë nxehtë. Mbi 25 gradë rriten shanset për infektimin me parazitë.
Një termometër-higrometër është thelbësor në ambjentin për mbarështim.
Ambienti brenda kafazit
Vendosni në kafaz dy ushqyes farash, dy mbajtëse ushqimi me pastone dhe dy enë për pije. Lëreni kockën e sepjes, por mos u ofroni kanarinave zhavor , femra mund tja ushqejë zhavorrin zogjve dhe tu bllokojë ezofagun apo stomakun e tyre. Ashtu si me pozicionin e kafazit, brenda kafazit nuk duhet të ndryshoni pozicionin e aksesorëve; kjo mund të shkaktojë stres te çifti prindëror.
Foleja: llojet dhe avantazhet
Në natyrë, foleja e kanarinave të egra - Serinus canaria - ndërtohet nga çifti në degë pemësh, të fshehura mirë nga bimësia. Ka një formë si filxhan, që duhet imituar mirë nga foleja që vendoset në kafaz.
Ne shitje mund te gjeni shume lloje folesh kanarinash, prej plastike, metali ose thurje, te mbyllura ose te hapura etj. Çdo fole do të funksionojë, zgjedhja varet ekskluzivisht nga shija e mbarështuesit i cili mund të preferojë një fole të brendshme, e cila vendoset në kafaz, ose një fole të jashtme, e cila është ngjitur pranë një dere të vogël të kafazit. Le të shohim në detaje ndryshimet midis një foleje të brendshme dhe të jashtme.
Foleja e brendshme
Foletë e brendshme vendosen në kafaz dhe zakonisht ngjiten në njërën nga anët e kafazit. Ato ekzistojnë në metal dhe plastikë dhe brenda saj duhet të fusni gjithmonë një si formë filxhani (ose filxhan prej thurje - lexoni më vonë se cilën të zgjidhni) që mund të gjendet në dyqanet e kafshëve shtëpiake. Disa fole të brendshme përdorin një magnet shumë të fortë që ngjitet në kafaz.
Duke përdorur këtë lloj foleje, nëse duhet të kontrolloni vezët, do t'ju duhet domosdoshmërisht të fusni krahun në kafaz. Ky operacion mund të jetë pak ndërhyrës për kanarinat, veçanërisht nëse praktikoni zëvendësimin e vezëve. Për këtë arsye, në treg mund të gjeni shumë lloje folesh të jashtme.
Foleja e jashtme
E bërë prej plastike ose metali, foleja e jashtme duhet të vendoset jashtë kafazit në përputhje me njërën nga dyert. Çdo kontroll ose zëvendësim i vezëve është më pak ndërhyrës dhe më praktik.
Shpesh është një ide e mirë që të mbuloni anët e folesë së jashtme me karton për të shmangur shpërqendrimet për kanarinën që lind, e cila do të ndihet më e sigurt dhe më e relaksuar.
Brenda folesë, mbarështuesi duhet të fusë një fund dhe ka dy mundësi: të përdorë një fund të nderë ose një thurje. Kjo ka një formë filxhani dhe kanarina do të fillojë të ndërtohet menjëherë nga një fund i mirë.
Jute për ndërtimin e folesë
Së bashku me folenë, kanarinës duhet t'i ofrohet një material ndërtimi që është prej fijesh, i butë dhe i lehtë për t'u transportuar. Vetë nëna e re do të marrë iniciativën dhe do të fillojë të ndërtojë folenë për vezët e saj.
Juta është më e përdorura për fole. Në treg mund të gjeni edhe qese jute pa pluhur me formulë aktive kundër marimangave. Materiale të tjera fibroze per fole përfshijnë fibra kokosi, fibra sizale dhe pambuk. Ky i fundit, nëse bëhet me fibra shumë të holla (si fije leshi pambuku), duhet shmangur pasi mund të shkaktojë probleme në fole pasi është një material shumë absorbues.
Gjatë sezonit të shumimit, mbarështuesit shmangin përdorimin e ushqyesve të brendshëm. Një kanarinë e gatshme për shumim mund të zgjedhë vetë ushqyesin e farës si shtratin për tu shtruar. Nëse ju ndodh kjo, vendosni menjëherë një fole dhe disa materiale për ndërtimin e strofkës.