Belrol
File audio mëposhtë është në pronësi të MK dhe është përfshirë këtu vetëm për qëllime edukative!
Ben tingullin e një zileje ku tringëllimat e saj rrjedhin pa ndërprerë.
Belrol (Zilet e rjedhshme) i takon tureve të thjeshtë, të pandërprerë dhe është një tur i rjedhëshëm. Ai përdor bashkëtingëlloren R dhe zanoret U dhe I.
Dallimi në mes të këtij turi dhe Bele-s është përdorimi i bashkëtingëllore R që e bën atë një tur të rjedhëshëm. Kur Belrol këndohet me një sqep të hapur, degjeneron lehtë dhe një tepricë e këtij turi mund të ndikojnë negativisht në këngë.
Një rezultat me 5 ose 6 pikë për këtë tur është vlerësim shumë i mirë.