Sa i njohim rregullat sportive te pasionit tone?

SA I NJOHIM RREGULLAT SPORTIVE TË PASIONIT TONË?

KANARINAT E NGJYRËS – SEKSIONI D, SHKËPUTUR NGA LISTA E SEKSIONEVE DHE KLASAVE SIPAS C.O.M/O.M.J NGA VITI 2025
(Pjesa e dytë)

Vijon nga java e kaluar

Mblodhi dhe përshtati Koco Kaskaviqi

Në nomenklaturën e OMJ / COM Seksioni D kujdeset për Kanarinat e Ngjyrës (Lipokrome dhe Melanike).

Struktura e klasifikimit në Seksionin D bazohet në tri karakteristikat kryesore gjenetike: Tipi (dizenjo ose vizatimet), Kategorinë (mënyra e ngjyrosjes: intenso, brinato, mozaik) dhe Varieteti (cilësia e ngjyrës). Këto tri struktura gjenetike kombinohen me njëra-tjetrën për të krijuar çdo klasë zyrtare garimi në Seksionin D (OMJ / COM).

Për ta shpjeguar më thjesht, imagjinoni se është ndërtuar "veshja" e një kanarine: tipi është se si është vizatuar, dhe kjo tek kanarinat melanike, ndërsa tek lipokromet kalohet direkt tek kategoria, që tregon se si është ngjyrosur në tre mënyrat (intenso, brinato, mozaik). Varieteti tregon se si është cilësia e ngjyrës.

1. Sipas Tipit (Ngjyra e bazës – Struktura e pigmentit)

Seksioni D ndahet në dy grupe të mëdha:

Grupi: Kanarinat Lipokrome (Pa melaninë)

  • Kanarina pa pigment të errët (melaninë), me ngjyrë të pastër sfondi: E verdhë, E kuqe, ose E bardhë (Dominante ose Recesive).

Grupi: Kanarinat Melanike (Me melaninë)

  • Kanarina me vizatime të errëta në pendë. Ndahen në 4 Tipa Klasikë:
    1. E zezë (Noir)
    2. Agat (Agat)
    3. Brun (Brun)
    4. Izabel (Izabelë)

2. Sipas Kategorisë (Shpërndarja e Ngjyrës në Pendë)

Çdo lipokrom ose melanik ndahet në tri kategori:

  • Intensiv (Intensif): Ngjyra është një pjesë e përgjithshme të pendës, deri në majë.
  • Jo-intensiv (Schimmel / Mosaïque de fond): Majat e pendëve kanë një vel të bardhë (pamje si me ngricë ose borë).
  • Mozaik (Mosaïque): Ngjyra është përqendruar vetëm në zona të caktuara (maska e kokës, gjoksi, shpatullat dhe trupi).

3. Sipas Mutacioneve (Për Melanikët e Reja)

Përveç 4 tipeve klasike, Seksioni D ka përfshirë të gjitha mutacionet e reja të melanikëve (Nouvelles Couleurs):

  • Pastel (Pastel)
  • Opal (Opale)
  • Rubino / Phaeo (Féo)
  • Satinet (Satiné)
  • Topaz (Topaz)
  • Eumo (Eumo)
  • Orik (Oniks)
  • Kobalt (Kobalt)
  • Jaspe (Jaspe)

Struktura e Kodifikimit dhe Garimit

Forma dhe Garimi Përshkrim
Stam (Ekip) Grup prej 4 kanarinash identike të të gjithë mbarështimeve.
Individ Shpend i vetëm.

Shembull: Një kanarinë Agat e Kuqe Mozaik ose E Verdhë Intensive ka numrin e saj të veçantë të klasave në nomenklaturën zyrtare vjetore të OMJ.

Shembull praktik se si bashkohen të tria: Tipi, Kategoria dhe Varieteti

Nëse shihni një kanarinë në ekspozitë me emërtimin "Agat e Kuqe Mozaik":

Struktura Tipari i Kanarinës
Sfondi (Tipi) Agat (vija të zeza të holla) + E Kuqe (ngjyra bazë)
Kategoria Mozaik (ngjyra e kuqe është vetëm te koka, gjoksi, krahët dhe trupat)
Varieteti Klasik (s'ka mutacion shtesë si Opal apo Topaz)

Lista e Seksionit D ndodhet më poshtë.

Të plotë mund ta gjeni në faqen zyrtare të C.O.M., tek lidhja:

C.O.M. – Sections and Classes List 2025–2026