Sa i njohim rregullat sportive te pasionit tone?
SA I NJOHIM RREGULLAT SPORTIVE TË PASIONIT TONË?
LISTA E SEKSIONEVE DHE KLASAVE SIPAS C.O.M./O.M.J NGA VITI 2025
A e dini se deklarimi i gabuar nga mbarështuesi i racës së zogut që regjistrohet për garim penalizohet me 0 pikë?
Në Kampionatin Botëror, në Kampionatet Nacionale apo aktivitetet e shoqatave dhe klubeve që aderojnë në C.O.M., shpendët ndahen në seksione sipas llojit dhe racës, ku secila kategori ka standarde të përcaktuara rigorozisht.
Këto janë pasqyruar në një listë e cila rishikohet çdo vit, duke u pasuruar me raca dhe rregulla të reja.
Në sistemin zyrtar të C.O.M./O.M.J (Konfederata Botërore e Ornitologjisë / Urdhri Botëror i Gjyqtarëve - O.M.J.) , gërmat e seksioneve kryesore ndiqen sipas një renditjeje fikse ndërkombëtare.
Ndarja e saktë zyrtare e Seksioneve të C.O.M. është si më poshtë:
- Seksioni A: Harzer Roller (Viti aktual i unazimit)
- Seksioni B: Malinois (Waterslager) (Viti aktual i unazimit)
- Seksioni C: Timbrado Español (Viti aktual i unazimit)
- Seksioni D: Kanarinat e Ngjyrës (Viti aktual i unazimit)
- Seksioni E: Kanarinat e Formës dhe Pozicionit (Viti aktual i unazimit)
- Seksioni F: Passerine jashtë Europiane (Të unazuar për 1 ose 2 vjet)
- Seksioni G: Zogj Europianë (Të unazuar për 1 ose 2 vjet)
- Seksioni H: Hibrida (Të unazuar për 1, 2, 3 ose 4 vjet)
- Seksioni J: Zogjtë e Dashuruar (Të unazuar për 1, 2 ose 3 vjet)
- Seksioni K: Papagajtë Australianë (Të unazuar për 1, 2, 3, 4 ose 5 vjet)
- Seksioni M: Papagajtë Amerikanë (Të unazuar për 1, 2 ose 3 vjet)
- Seksioni O: Pëllumba dhe Kumuri ekzotike (Të unazuar për 1 ose 2 vjet)
- Seksioni P: Shkurtat e vjetra - Shkurtat e reja (Të unazuar për 1 ose 2 vjet)
Në brendësi të këtyre seksioneve, në varësi të racave, ka shumë nënseksione të tjera, strukturat kryesore të të cilave do t'i sjellim pjesë-pjesë në kohë të ndryshme.
Po fillojmë me Kanarinat e Këngës.
Listën e plotë mund ta gjeni në faqen zyrtare të C.O.M., tek lidhja:
https://conforni.org/en/news/com-sections-and-classes-list-2025-2026

