FEDERATA ORNITOLOGET SHQIPTARE ( FOSH), është një familje e madhe e gjithë atyre shqiptarëve, ku do ku jetojnë, dhe që jetën e tyre e kanë të lidhur me jetën e zogjve; është ky pasjon që na bashkon këtu të gjithë.
FOSH është nje organizate jofitim prurese (OJF) që ushtron aktivitetin e saj në gjithë teritorin e Shqiperisë. Me inisjativen dhe perpjeket e nje grupi te vogel prej 5-6 mbareshtuesish te kanarinave te races malinois gjate viteve 2012 -13 u arrit hartimi dhe formulimi i dokumentacionit te nevojshem. FOSH është themeluar në Tiranë, në datën 15.05.2014 dhe është regjistruar fillimisht në Gjykatën e Rrethit Gjyqesor Tiranë, me emrin " Shoqata e Mbarështuesve të Kanarinave". Emrin FEDERATA ORNITOLOGET SHQIPTARE (FOSH), e mori po nga kjo Gjykatë në datën 16.05.2017, me Vendimin Nr. 3867/1
Gjate viteve 2010- 2015, po ky grup mbareshtuesish organizonin cdo vit takime ku degjonin zogjte e tyre. Ne 29-30 Nentor 2016, ne Tirane, FOSH arriti te organizoje me sukses panairin e pare te ornitologjise ne Shqiperi me pjesmarrjen e mbareshtuesve jo vetem nga Shqiperia, por dhe nga Italia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Greqia e tje, te quajtur " Festivali i Pare i Zogjve".
Ne  vitin 2017 FOSH morri pjese per here te pare me te drejta te plota ne disa aktivitete Internacionale te organizuara ne Itali, si ajo e Foggias, Barit, Regio Emmilia dhe ne Janar 2018, kulmon me pjesmarjen ne Kampionatin e Ornitologjise Boterore, ne Cesena. Ne mbyllje te ketij Boterori , po ne Cesena, Itali, do te mbahet dhe Kongresi i pervitshem i C.O.M (Konfederata Boterore e Ornitologjise), i cili do te zyrtarizoje dhe antaresimin e Shqiperise me te drejta te plota te perfaqesuar nga FOSH ne kete Konfederate, pas vendimit te mare nga Komiteti Drejtues i COM ne muajin Korrik 2017.

Ne 19 Tetor 2019, FOSH duke strukturuar perberjen e saj pranoi si antare me të drejta të plota Klubet :

 "Waterslager Malinois Albania-CLUB"

“Canaries of Color Albania - CLUB“

 “Canaries of Form and Position Albania - CLUB

 "Timbrado Club Kosova"

“Zogjte Indigjene Albania - CLUB“