Qe te marrim pjese ne aktivitet e ndryshme si konkurse, gara, ekspozita, seminare qe zhvillohen brenda dhe jashte Shqiperise eshte e nevojshme qe zogjte te kene identifikimin e tyre nepermjet te dhenave nga shkrimet qe ndodhen ne nje unaze e vendosur ne kemben e zogut. Shkrimet tregojne te dhenat e mbareshtuesit me anen e nje Kodi Personal Mbareshtuesit (K.P.M) - Vitin e lindjes se subjektit dhe nje numer serial, te dhena keto te mjaftueshme dhe qe bejne te mundur te gjendet prejardhja nga prinderit duke kontaktuar mbareshtuesit te cilet jane kujdesur me pare per te duke i regjistruar ne regjistrat perkates. 

Unazat jane te ndryshme ne varesi te zogut..Per kanarinat perdoren unazat prej alumini te anodizuar te me ngjyra qe ndryshojne cdo vit dhe ato mundet te merren vetem nepermjet Federates Ornitologet Shqiptare, (FOSH) , nje shoqate jofitimpreurese e cila jo vetem organizon aktivitetet e ndryshme ne ornikulture, por njekohesisht dhe ruan dhe adminstron regjistrat perkates te mbareshtuesve dhe te zogjve. Unazat AL ju vendosen zogjve ne ditet e para, nga dita e 7-te ne diten e 9-te te jetes se tyre.

Natyrisht qe per cdo race dhe specie eshte nje unaze me nje diameter te pershtateshem qe kushtezohet nga fizionomia e zogut, por e rendesishme eshte qe unaza eshte fikse dhe dhe per kete arsye do te kete diametra te ndryshem.

UnazatSi fillim ju duhet të rrotulloni zogthin  në mënyrë që këmbët të shohin lart. Është në zgjedhjen tuaj krahu i leximit të unazës, apo këmba e zogut. Mos harroni të përdorni unaza të rregullta dhe vendosja të fillojë me numurat rritës nga # 1 e me radhe. Tek unaza e zgjedhur, fusni deri tre gishtat e para sikur te jen lidhur në rrjet. Nëse ka ndonjë problem në rrëshqitjen ne unazë, mund të përdorni 'pak vaj. Pasi keni kaluar tre gishtat, unaza do të vazhdojë të reshqasë deri sa të ketë kaluar gishtin e pasëm. Në rast se thoi mund të pengojë kalimin e unazës: me kujdes duhet ta ndihmojmë me gishtin tone unazën për ta lëvizur. Të gjitha këto operacione duhet të kryhent me kujdes dhe pa nxitim, por nuk duhet shpenzuar shumë kohë (zakonisht nuk zgjasin më shumë se 2 minuta), përndryshe zokthi mund të ftohet. Në rast se ndeshni në pengesa, është e këshillueshme që të ngrohni me ane të frymëmarrjes mbi zogth . Pasi ta keni bërë unazimin, kujdesuni ta vendosni zogthin në fole të sigurtë

 

 

 

 

Formulari i Aplikimit per Unaza (shkarko)
Ngjyrat e unazave sipas vitit
Standartet e unazave sipas racave
Udhezim mbi mbajtjen e Regjistrit te foleve (shkarko)
Udhezim mbi mbajtjen e Regjistrit zogjve qe ble (shkarko)
Udhezim mbi mbajtjen e Regjistrit Lindjeve te reja (shkarko)