U MBAJT NE DURRES TAKIMI I PERVITSHEM I MBARESHTUESVE DHE TIFOZEVE TE KANARINES WATERSLAGER MALINOIS

Me shume se 40 tifoze dhe mbareshtues te kanarines se kenges WATERSLAGER MALINOIS ndoqen per afro 5 ore rresht, kengen dhe interpretimin e mrekullueshem te zogjve qe ata rrisin dhe admirojne. Mbareshtuesit kishin perzgjedhur   48 zogj, me te miret nga tufat e tyre per tu  perfaqesuar ne kete event. Ky takim shenoi dhe vitin e peste rradhazi qe  zhvillohet, duke u kthyer tashme, ne nje tradite.
Shoqata “Mbareshtuesit e Kanarinave“ konstaton me kenaqesi se, eshte rritur ndjeshem numri I mbareshtuesve te kesaj race si dhe shperndarja e tyre neper vise te ndryshme te Shqiperise.
Takimi I sivjetshem synoi njekohesisht dhe eksperimentimin per vleresimin me pike sipas standarteve nderkombetare. Z. Florian HETA, I perzgjedhur nga mbareshtuesit, gjykoi dhe spjegoi me durim interpretimin e zogjve pjesemarres. Ne fund te aktivitetit mbareshtuesit dhe zogjte u pajisen me skedat perkatese te pikeve dhe per individe te dalluar u shperndane Flete Mirenjohje.
Rezultatet e ketij viti treguan perpjekjet dhe rritje te vazhdueshme per te gjithe mbareshtuesit.           

{gallery}demo/gallery/Durres_2016{/gallery}